Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u bë pranim-dorëzimi i detyrës së Ministres të Tregtisë dhe Industrisë.




Në pritjen e organizuar me këtë rast, ministri i deritashëm Ismet Mulaj, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën ministres së re të Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Gjatë takimit të zhvilluar, Mulaj e njoftoi ministren me stafin, me punët e angazhimet e deritashme të MTI-së, si dhe me proceset që janë përpara.




Ai po ashtu u shpreh i nderuar që MTI-ja do të udhëhiqet nga një profesorësh e Universitetit, duke i dëshiruar shumë sukses në punën e saj të mëtutjeshme në krye të kësaj ministrie .




Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e falënderoi paraardhësin Ismet Mulaj për pritjen e organizuar.




Ministrja Bajrami shprehu besimin në vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtutjeshëm të punës dhe sukseseve të MTI-së.