Ka zgjatur rreth një orë takimi në selinë e Partisë Demokratike, midis zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.


Pas diskutimeve me dyer të mbyllura në zyrën e Bashës, lideri demokrat ka dalë kokulur për të shoqëruar Palmer.


Fotot në përfundim të takimit tregojnë se Basha nuk duket në humor të mirë pas bisedës me zyrtarin e lartë të DASH, i cili më herët në një takim me gazetarët i dërgoi mesazh atij dhe Monika Kryemadhit që të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit.







Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjej një mënyrë për të marr pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces. Nuk është detyrë e qeverisë të bindë opozitën të hyjë në zgjedhje. Kjo është një e drejtë ekskluzive që duhet ta vendosë opozita, deklaroi ai.


Basha ka shoqëruar Palmer në derën e jashtme të selisë, teksa nga pas e ndiqni ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi, të cilët më herët e pritën zyrtarin amerikan.