Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi paralajmëron një transferim të mundshëm të mbrojtësit të kombëtares shqiptare te Chelsea në merkaton e janarit.


Në intervistë për Radio Crc, menaxheri i Hysajt ka deklaruar se Sarri e dëshiron në skuadër 24-vjeçarin nga Shkodra dhe gjasat që kuqeziu të largohet nga Napoli janë të mëdha.


Ato që janë shkruar në media nuk janë për tu përjashtuar. Mesa di unë në krahun e djathtë të mbrojtjes te Chelsea, Zappacosta nuk preferohet nga Sarri i cili në atë rol po kërkon një tjetër futbollist. Hysaj te Chelsea? Nuk mund të flas me siguri por në futboll gjithçka mund të ndodhë, deklaroi Mario Giuffredi.


6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)