Fillon një erë e re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ky ishte mesazhi i shefave të diplomacisë së Kosovës dhe Maqedonisë, Skënder Hysenit dhe Antonio Miloshoskit, të cilët sot përherë të parë zyrtarisht u takuan në Shkup.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni e ka falënderuar homologun e tij maqedonas për aktin e njohjes së shtetit të Kosovës një vit më parë.
Hyseni gjithashtu ka përshëndetur marrëveshjen për demarkacion kufitar që u nënshkrua muajin e kaluar.
Të dy diplomatët theksuan se po punohet në kryerjen e procedurave teknike për hapjen e ambasadave në dy vendet dhe përcaktimin e ambasadorëve.
Ministri Miloshoski tha se hapja e ambasadës dhe përcaktimi i ambasadorit do të zgjasë më shumti tre muaj.
Ai tha se ambasadori që do ta përfaqësoj Kosovën në Maqedoni do të zgjidhet në konsultim me presidentit Gjorgje Ivanov.
Të dy ministrat theksuan se në takim është biseduar për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me ç'rast interes i veçantë është treguar për energjetikën, tregtinë dhe bashkëpunimin policor.
Gjatë vizitës në Maqedoni Hyseni do të realizojë takime me drejtuesit e partive politike shqiptare, si dhe presidentin, Gjorgje Ivanov. (INA)