Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka udhëtuar sot për në Uashington, ku do të marrë pjesë në ngjarjen tradicionale të Lutjes së Mëngjesit, që kryesohet nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

Gjatë qëndrimit 3 ditor në Uashington D. C, përpos pjesëmarrjes në Lutjen e Mëngjesit, ministri Hyseni do të zhvillojë edhe aktivitete të shumta.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ministri Hyseni do të ketë takime me zyrtarë të vendeve të ndryshme që marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe tradicionale.

Po ashtu, ministri Hyseni do të ketë takime me autoritete amerikane të nivelit të lartë.

Ndërkohë, vizita e ministrit Hyseni në Uashington fillon të martën, në orën 11.00 (sipas orës lokale) me një ligjëratë që ai do të mbajë në Universitetin e njohur amerikan “John Hopkins University”.