Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për Gjermani, me ftesë zyrtare të ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere.

Gjatë qëndrimit të tij, ministri Hyseni do të ketë takim të veçantë më ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite zyrtare, ministri Hyseni, do të pritet nga Bundestagu gjerman për Siguri dhe Punë të Brendshme.

Pas takimeve të parapara, ministri Hyseni do të mbajë një konferencë për media.

Më pas, ministri Hyseni do të mbajë një ligjëratë në institutin Aspen.