Kosova ka nevojë që mandatet ndërkombëtare të qartësohen plotësisht që të mos krijohen konfuzione. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm, Sknder Hyseni në një intervistë për VOA-n. Sipas tij, Kosova ka sjellë siguri dhe paqe në rajon. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Hyseni theksoi se "Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe do të hyjë në marrëdhënie me Serbinë vetëm si vende të barabarta". Ai e konsideroi si të një rëndësie të veçantë mbedhjen e KS-së për Kosovën. "Në këtë mbledhje paraqitëm arritjet e Kosovës. Ndërkombëtarët dhanë vlerësime për vendin tonë", tha ai. Sipas Hysenit, Kosova duhet të njihet plotësisht.