Forcat speciale të Policisë së Athinës kanë zbarkuar në kufirin shqiptaro-grek, pasi dyshohet se i shumëkërkuari Vasilis Paleokostas, është strehuar në Shqipëri.
Bëhet fjalë për arratisjen spektakolare që ndodhi në burgun e Athinës, ku shqiptari Alket Rizai bashkë me grekun Paleokostas u arratisën me helikopter.
Policia helene ka vënë në djeni Policinë shqiptare se i kërkuari ka shkelur disa herë në territorin shqiptar, dhe më konkretisht ka pasur hyrje-dalje në zonën e Pogonit, në kufi me Gjirokastrën.
Autoritetet greke besojnë se i shumëkërkuari po ndihmohet nga të afërm të një të dënuari grek, që ka qenë në të njëjtin burg me Paleokostën.
Ndërsa mediat greke deklarojnë se i arratisuri disponon një pasaportë shqiptare, me anë të së cilës ai ka kaluar kufirin.
Shkrime të tjera me interes:
- Korçë- Konsulli i ri grek: Greqi-Shqipëri, marrëdhenie të forta Korçë- Dalja e parë në publik e konsullit të ri...
- Regjistrimi i popullsise, zyrtari grek ne Tirane Greqia, në mënyrë sekrete vazhdon të intesifikojë përpjekjet diplomatike për...
- Greqia “fsheh” kreun e Omonias, Disho: Jam grek, më ndihmoni Greqi- Naum Disho, i dënuar me një vit burg për...