Një ari ka kafshur në krah një burrë të dehur që po përpiqej ta ushqente me qumësht.


Andrey Sakharovsky u sulmua nga ariu në një kafene ruse në rrugë , në Irkutskut, Siberi. 42-vjeçari u dërgua menëherë në spital.


Edhe pse i dehur, stafi i kafenesë i shiti atij qumësht për tia hedhur tre arinjve që mbaheshin për të tërhequr klientë. Por në vend të kësaj, Sakharovsky u pëpoq që të kalonte enën me qumësht përmes shufrave dhe një nga arinjt kapi krahun e tij.


Në një video sigurie shihet burri i sulmuar duke u ngjitur këmbadorasi mbi një gardh për të arritur në kafaz dhe më pas dëgjohet duke ulëritur nga stafi i kafenesë.


Kuzhinieri Gabil Guseinov vrapoi ta ndihmonte duke i gjuajtur me lopatë ariut të zemëruar në mënyrë që Sakharovsky të tërhiqej nga dhëmbët e tij. Më në fund 42-vjeçari arriti të lirohej por krahu i tij ishte coptuar nga ariu.


 


  


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter