Një 31 vjeçar i dënuar për vrasje dhe që aktualisht vuan dënimin në burgun Kosovë e Madhe në Elbasan i ka shtuar vetes dhe një akuzë.


Policia e Elbasanit  ka arrestuar në flagrancë Dilaver  Adushaj,  31  vjeç banues në Roskovec ndërsa kthehej nga leja, pasi në ushqimet që kishte marrë me vete  iu gjetën 40 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”  dhe Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter