TIRANE-I ftohti qe ka zaptuar vendin ka regjistruar viktimën e parë në kryeqytet.
Një 70 vjecar nga Tirana ka gjetur vdekjen ndërsa ecte i vetëm në rrugë në afersi të fushës së ‘Ali Demit’.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11 te mesdites.
Sipas policisë, viktima është shtetasi Hysni Xhabafti nga zona e Saukut në Tiranë. Pas ekspertizes paraprake të mjekëve mendohet se i moshuari ka humbur jetën si shkak i një gjendje infarkti.
Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se kanë parë të moshuarin të shembet në toke dhe menjehere kane njoftuar ambulancën e cila duket se ka mbërritur me vonese pasi viktima ka jetuar edhe rreth 15 minuta e më pas ka ndërruar jetë.
Trupi i pajete i 70 vjecarit është dërguar më pas në morg.

(d.b/News24/BalkanWeb)