Një person është vënë në prangat e policisë, pasi është zbuluar drogë në banesën që kishte në ruajtje.


Artur Hoxhaj, 39 vjeç, banues në Vlorë, u vu në pranga gjatë së mërkurës.


Prangosja e tij u bë pasi në banesën që mbante në ruajtje në lagjen 15 tetori, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis sativa me peshë totale 96.4 kg.


Kontrolli në banesë u bë në sajë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.


Ndaj të dyshuarit, materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale të Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)