Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është përfshirë në debate të ashpra me gazetari Carlo Bolino.


mwvCL8AW


Debati shpërtheu pas deklaratave të Bolinos në lidhje me një hapje tjetër të PD-së në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ku gazetari e konsideroi fasadë propagandistike.


Pjesë nga debati ‘Open’ në Top Channel:


Bolino: Bie dakord me Bushatin. Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.


Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.


Bolino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.


Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.


Bolino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.


Paloka:  Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se I lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carloja ti kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.


Paloka: Një njeri që ka pranuar listat me hajdutë kritikon hapjen e PD


Bolino: Ma trego me raste konkrete


Paloka: Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjn fresk ramës me listat me kriminele dhe thojnë që pd nuk qeka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj por ty jo