Themeluesi i dirigjimit shqiptar Maestro Rifat Teqja eshte percjelle nga shtëpia e Operës për në varrezat e Sharrës, pas homazheve qe kryen per te miq, artiste, kolege dhe qytetare te tjete. Rifat Teqja ndërroi jetë mbrëmjen e 4 gushtit në shtëpinë e tij në Tiranë në moshën 85-vjeçare. I formuar në Konservatorin Çajkovski të Moskës, Maestro Teqja mori drejtimin e Orkestrës Sinfonike të Teatrit të Operës e Baletit duke shënuar në vitin ‘60 fillimin e një tradite për repertorin e muzikës botërore në kulturën shqiptare, Puçinin, Çajkovskin, Moxart, Rahmaninov.

Në fonotekën e Radio Tiranës janë me dhjetra veprat e Orkestrës nën dirigjimin e Rifat Teqjes. Në vitet ‘90 ai iu kushtua veçanërisht mësimdhënies në Katedrën e Kantos dhe Dirigjimit në Institutin e Arteve. Pas ndarjes nga jeta, Rifat Teqja la pas gruan dhe dy fëmijët.