Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me historinë e një elektriçisti nga Lushnja. Agim Gjata gjatë një takim publik të bashkëqeverisjes ku ishte i pranishëm edhe kryeministri tha se nuk po gjend dot punë. Kryeministri i premtoi atij se nëpërmjet zyrave të punësimit do ti gjente atij punë brenda 24 orëve në sektorin privat.


Mirëmëngjes dhe duke ndarë me ju fundin e episodit të pardjeshëm në Lushnje, kur Agim Gjata kërkoi punë në takimin publik të bashkëqeverisjes, ju uroj një javë sa më të mbarë, shkruan Rama në Facebook.


Në videon e publikuar prej tij, Kryeministri i thotë, Nëse do punë ti personalisht, 24 orë më duhet mua ta gjej punë, po në privat jo në shtet. jo me mik por në sistemin e zyrave të punës.


Më tej tregohet momenti kur Agim Gjata shkon në zyrën e punës dhe i ofrohet një punë prej 370 mijë lekë të vjetra, si mirëmbajtës rrjeti elektrik.


Ai ka nisur punë që nga mëngjesi i së dielës dhe krahas pagesës, përfshihen edhe sigurimet dhe transporti.





.


MIRËMËNGJES dhe duke ndarë me ju fundin e episodit të pardjeshëm në Lushnje, kur Agim Gjata kërkoi punë në takimin publik të bashkëqeverisjes, ju uroj një javë sa më të mbarë


Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 22. April 2018



23 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)