Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 10:16

Dramaturgu dhe ish Drejtori Artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në një letër paksa të gjatë, i ka kthyer përgjigje ministrit të kulturës Memli Krasniqi, i cili para pak ditësh u kishte dërguar letër institucioneve teatrore ndërkombëtare dhe artistëve të ndryshëm, duke ua shpjeguar atyre arsyen pse e ka shkarkuar nga detyra Nezirajn.



Në letrën e tij, Neziraj e konsideron përgjigjen e ministrit me plot të pavërteta. Letra e tij është e ndarë në dy pjesë. Pjesa a parë përmban dokumente faktike dhe i referohet drejtpërdrejtë, siç thotë ai, sajesave nga letra e ministrit.



Kjo pjesë është shumë ‘teknike’, me referenca, linçe nga shkrimet në gazeta dhe informata që mund të jenë të mërzitshme, por që shpjegojnë, siç thotë ai, të pavërtetat që thotë ministri në letrën e tij. Pjesa e dytë e kësaj letre ndërsa është më tepër një shpjegim i përgjithshëm mbi termet ‘nacionalizëm’ dhe ‘racizëm’.