Ai është vënë nën hetim nga Prokuroria në lidhje me një tender me vlerë gjysmë milion euro për ndërtimin e një muri rrethues në UBT, gjysmë metri të lartë dhe një porte hekuri.


Dosja penale është regjistruar për akuzën e Shpërdorimit të detyrës dhe Pastrimit të produkteve të veprës penale.


Duket se rektori i Universitetit të Kamzës është vërtetë i pasur, edhe pse nuk është e vërtetuar nëse unaza, ora dhe byzylyku flori që mbante ditën e djeshme në duar gjatë një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, mbi ecurinë e Paktit për Universitetin në sallën COD në kryeministri janë produkt i korrupsionit.



























Bahri Musabelliu ishte ftuar në panel dhe më shumë se për gjërat që tha, ra në sy për byzylykun e trashë të floririt 24 karatësh dhe unazës që mbante në dorë, teksa fliste.


Xhevahirët e shtrenjtë të Rektorit tërhoqën edhe vëmendjen e të pranishmëve në sallë. Ndërkohë, sot Musabelliu është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dëshmuar lidhur me çështjen nën hetim për shpërdorim detyre me lëvrimin e një fondi.


Për rikonstruksionin e murit rrethues dhe të një porte të universitetit, Musabelliu ka lëvruar një fond prej 640 mijë dollarësh, një pjesë e të cilave dyshohet se janë përvetësuar nga rektori përmes personave të tretë.