Mes Leicester City dhe Riyad Mahrez nuk ekziston më asnjë raport. Palët kanë prishur përfundimisht marrëdhëniet mes tyre me futbollistin alegjerian që ka 1 javë që nuk paraqitet në stërvitje me skuadrën e drejtuar nga Claud Puel.


Gjithçka ka ardhur si pasojë e refuzimit të Leicester-it për ta shitur Mahrez në merkaton e janarit te Manchester City me Citiziens që u ofruan dhelpërave rreth 70 milionë euro për kartonin e futbollistit.


Duke iu referuar atyre që raportojnë mediat angleze Mahrez ka humbur gjurmët pikërisht në 31 janar që përkonte edhe ditën e fundit të merkatos së dimrit, me Leicester që po në atë ditë refuzoi ofertën e Manchester City-it për lojtarin afrikan.


Si për ironi të fatit të shtunën në Etihaad Stadium do të luhet sfida mes Manchester City dhe Leicester City, takim në të cilin Mahrez do të mungojë sigurisht.


8 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)