Vendi ynë do mbetet në periferi të valës së të nxehtit Afrikan, e cila gjatë mesditave të kësaj fundjave, sjell temperatura mbi 30°C në 90% të territorit shqiptar.



Sipas Meteoalb, në zonat malore temperaturat maksimale variojnë nga 31 në Juglindje deri 35°C zonat Verilindore (Kukësi); në bregdet dhe zonat e ulëta temperaturat maksimale ngjiten në 35 36°C por në zona specifike pritet që temperaturat maksimale të ngjiten lehtësisht mbi 38°C.


Dita e hënë sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, vlera të cilat janë lehtësisht mbi maksimumet tipike mujore dhe do të vijojnë me luhatje të lehta deri në mesjavën tjetër.


20 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)