Pas një viti e gjysmë si portier i dytë te Barcelona, për Jasper Cillesen ka ardhur momenti i largimit për të qenë protagonist në fushë në një ekip tjetër.


I lënë në hije nga Ter Stegen, gardiani holandez ka oferta nga Premier League ku Benitez është gati ti besojë portën 28-vjeçarit.


I blerë për 13 mln euro në gushtin e 2016, Cillesen mund të largohet te Newcastle për një ofertë 15 mln euro ndërsa Valverde nuk do të bëjë rezistencë duke i plotësuar dëshirën portierit holandez.


18 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)