E bëri kampion të Ligës së Parë, dhe në fund u largua. Tahir Batatina ia arriti qëllimit që ta inkuadrojë Llapin në Superligë, mirëpo, pas fitores së djeshme, ku edhe iu dorëzua trofeu i titullit, ai bëri të ditur vendimin e tij për t’u tërhequr nga posti i trajnerit.
Batatina nuk do të shkojë larg dhe kontributin e tij për skuadrën do ta japë edhë në Superligë, por këtë herë si drejtor sportiv.
“Po është e vërtetë, pasi Llapin e inkuadrova në Superligë do të jem afer çdo trajneri që unë do ta angazhojë në klub. Në Superligë kërkohet të zgjerohet rrethi me njerëz të përagatitur dhe drejtori sportiv e ka rolin kryesor në klub, ku shpejt do të fillojë me përforcime serioze dhe me kontakte jashtë shtetit që tash e kam marrë për obligim. Por besoj se misionin tim si trajner ndaj Llapit e kam kryer me sukses dhe si drejtor sportiv do të kontribuoj më shumë për Llapin dhe Llapin si trajner do ta përfaqësoj besoj në “Europa ligë”, aty ku do të sjell rezultate positive”, deklaroi Batatina për GazetaOlle.com.
I pyetur se kush mund të drejtojë skuadrën, dhe nëse ai është jashtë shtetit, ai theksoi: “Jo trajner jashtë shtetit, por të Kosovës. Mirëpo, kur Llapi ka synime të qarta për ta ndjekë titullin, Batatina e udhëheq si trajner, pasi për të garuar në gara jam shumë i ngarkuar me punën time në Akademi ushtarake dhe në ndërmarrjen time që e menaxhojë vetë, prandaj në cilësinë e drejtorit, kontribuojë më shumë, derisa të stabilizojë klubin me organizim dhe prapë unë do të jëm ai që do ta marrë timonin kryesor në Llap”.
Ai theksoi se gjatë kësaj kohe nuk i kanë munguar edhe ofertat nga klubet tjera. “Edhe pse më kanë ardhur shumë oferta edhe në Ligën e Parë, edhe në Superligë, por Llapi është për momentin fokusimi im”, përfundoi ai.