djaliPolicia ka reaguar per ngjarjen e rende te raportuar sot ne Rrogozhine, ku nje djale dhunoi familjaret e tij dhe madje u akuzua nga e motra se kishte abuzuar seksualisht me te.


Spas policise, i arrestuari Agim D. nuk ka kryer marredhenie seksuale me te motren.


Megjithate, Agim D. do mbetet prapa hekurave per dhune ne familje.


Reagimi i policisë:


Në lidhje me komunikatën e dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Agim D., se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, disa portale kanë publikuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij.


Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.