Christopher Jones u fut në Akademinë e Policisë Colombus dhe preku një oficer policie në shpatull.


Që kur ishte 5 vjeç, Jones nuk e kishte harruar kurrë emrin e oficerit James Poole.


Më mban mend? pyeti Jones oficerin Poole.


Poole i dha dorën dhe e pa me kujdes Jones por nuk e njohu, megjithatë ky i fundit i rifreskoi kujtesën.


Në vitin 1997, ti shpëtove një 5-vjeçar nga pishina, duke i shpëtuar jetën, tha Jones.


Kaq mjaftoi që Poole ti kujtohej dhe ta përqafonte mes lotësh Jones, tani një djalë 24 vjeç që gati sa nuk u mbyt në pishinë shumë vite më parë.


Pas-20-vitesh-befasoi-policin-qe-e-kishte-shpetuar-nga-mbytja-ne-uje-foto-3-1 Pas-20-vitesh-befasoi-policin-qe-e-kishte-shpetuar-nga-mbytja-ne-uje-foto-2 Pas-20-vitesh-befasoi-policin-qe-e-kishte-shpetuar-nga-mbytja-ne-uje-foto-780x439


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter