Kater efektiva te forcave speciale dhe nje person tjeter kane mbetur te vdekur. Ngjarja me bilanc tragjik dhe e parregjistruar me pare per policine shqiptare ka ndodhur gjate nje aksioni te forcave speciale, ku kerkohej arrestimi i super te kerkuarit Dritan Dajti. E gjithe skena e tmerrshme e krimit eshte zhvilluar ne plazhin e Durresit dhe vec pese viktimave jane plagosur dhe gjashte persona te tjere, te rastesishem. I super kerkuari Dritan Dajti ka mbetur i plagosur rende, dhe aktualisht gjendet ne spitalin e burgut ne Tirane.