PEQIN- Një 25 vjeçar nga Peqini është arrestuar nga policia pasi me anë të mashtrimit se do të martohej me 19-vjeçaren, kishte synim ta shfrytëzonte atë për prostitucion në Itali. Në pranga u vu Marjo Hyka, banues në fshatin Çengelaj, në Peqin. Sipas dëshmisë së vajzës me iniciale A.Gj, banuese në bashkinë e Peqinit, ajo kishte disa kohë që njihej me Hykan. Por gjatë bisedave ai e ka joshur dhe për martesë. Ndërsa në një takim së fundmi e ka përdhunuar dhe më pas, sipas njoftimit të policisë ka tentuar dhe ta trafikojë, veprim që ka mbetur në tentativë. Dëshmia "Kam disa kohë që njihem me Marjon, por ai më ka mashtruar". Kështu mësohet se e ka nisur dëshminë e saj e mitura me iniciale A.Gj. Teksa ka treguar rreth asaj që i kishte ndodhur, vajza ishte e shoqëruar nga nëna e saj, si edhe një psikologe. E pyetur nga grupi hetimor, vajza ka deklaruar se 25 vjeçari marjo Hyka i kishte premtuar vajzës se donte të krijonte një lidhje serioze me të, duke e propozuar edhe për martesë. "Nuk kisha shumë që kisha filluar ta njihja dhe ai më propozonte vazhdimisht për martesë. Madje më thoshte shpesh herë që t'i tregoja edhe familjes për këtë gjë", është shprehur vajza. Më tej e dëmtuara ka treguar se Hyka, pak ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën si edhe e ka kërcënuar që të mos i tregonte askujt se çfarë kishte ndodhur. Ndërkaq, burime nga policia, bëjnë me dije se dëshmia që e dëmtuara ka dhënë në polici është mbështetur edhe nga mamaja e saj, e cila ishte vënë në dijeni për këtë gjë. Arrestimi Menjëherë pas dëshmisë së vajzës, uniformat blu bënë të mundur vënien në pranga të 25 vjeçarit Marjo Hyka. Ky person, i pyetur nga grupi hetimor ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij duke i cilësuar ato si të pa vërteta. "E njoh A-në, por ato që ajo ka thënë për mua nuk janë aspak të vërteta. Jam takuar disa herë me të, por nuk e di pse më akuzon për diçka që unë nuk e kam bërë në të vërtetë", ka deklaruar 25 vjeçari në polici. Lidhur me këtë gjë, materialet e mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme. Ndërsa, Hyka akuzohet për veprën penale "Trafikimi i personave, mbetur në tentativë", si dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura". Vajza "Nuk kisha shumë që kisha filluar ta njihja dhe ai më propozonte vazhdimisht për martesë. Madje më thoshte shpesh herë që t'i tregoja edhe familjes për këtë gjë" Djali "E njoh A-në, por ato që ajo ka thënë për mua nuk janë aspak të vërteta. Jam takuar disa herë me të, por nuk e di pse më akuzon për diçka që unë nuk e kam bërë në të vërtetë" Akuza 25 vjeçari Marjo Hyka, banues në Çengelaj, Peqin akuzohet për veprën penale "Trafikimi i personave, mbetur në tentativë", si dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura" Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Shtator 2015 Redaksia Online (d.a/shqiptarja.com) 19 Ndiqni Shqiptarja.com në Facebook dhe në Twitter TAG: marjo hyka prostitucion martese