20-01-2012 / Gazeta 55

Dalin gënjeshtrat, të cilat sollën rrjedhime. Teknologji e video-përgjim, interesi i Edi Ramës për 21 janarin, interesi tij për një “Big Brother” gjigant


Fobia e Dritan Priftit për të keqpërdorur teknologjinë i është kthyer në boomerang. Kur këtë e kuptoi mbrëmë edhe Preç Zogaj, atëherë Dritan Priftit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të duket, jo i keqpërdorur nga marrëzia e tij për të filmuar kudo dhe kurdo, por të ndjehet i tredhur..., nga Edi Rama.


Jo aq vendimi i Gjykatës së Lartë 5 me 0 disa ditë më parë në favor të Ilir Metës, se sa “new entry” i mbrëmshëm në emisionin “Opinion”, sfmuan zhurmnajën një vjeçare të Edi Ramës, i cili kishte zgjedhur si “kalorës të antikorrupsionit” Dritan Priftit, një person, që sikurse u pa mbrëmë, përpos fjalëve që qarkullonte për përmbajtjen e asaj video “new entry”, nuk është asgjë më shumë se një person i mbytur në mutin e vetë.


Po Edi Rama...?!


Edi Rama, sikurse kanë rrjedhur ngjarjet gjatë fiks një viti, është i vetmi fakt, i shkrirë “në linja”, “në ngjyra”, megjithëse pa zë e pa figurë, në standardin e tipit “Big Brother”, që ka tentuar të “implementojë”.


Për pasojë, Edi Rama është kaluar, e thënë ndryshe, ndjehet se ia ka hipur Dritan Priftit. Keqpërdorimet e gënjeshtrave dhe minierave të Dritan Priftit, për të “stampuar” veten në celuloid, deri edhe i shtrirë e relaksuar në zyrën e shtetit, mbi prehrin (besohet shalët) e dikujt (sikurse u pa në videon “new entry” të mbrëmshme), ishte e mjaftueshme për Edi Ramën, të paktën deri mbrëmë, që të amplifikojë rrjedhimet e video-përgjimit të Dritan Priftit, të publikuar më se një vit më parë.


Gjatë këtij viti Edi Ramës i ka mjaftuar koha, jo të “institucionalizojë” një video-përgjim, por të nga mbushë mendjen dhe të na konfirmojë, se interesi i një video-përgjimit të Dritan Priftit, të publikuar pak më shumë se një vit më parë, të ketë qenë interesi i tij, për një “Big Brother” gjigant, e cila kulmoi në 21 janar 2011...


Por Edi Rama, nuk mund tia hipë (kalërojë) 4 viktimave të 21 janarit 2011, apo edhe familjarëve të tyre..., të cilët, bashkë me shumë të tjerë, i nxori gati përdhunshëm një vit më parë në bulevardin e “asaj gruas” dhe të “atij burrit”, të eksituar nga video-përgjim i Dritan Priftit... Edi Rama nuk mund t’ia hedhë kaq lehtë, duke u mjaftuar me një “bërje dalje” të Dritan Priftit, nëpërmjet Preç Zogajt..., sigurisht në raport dhe përballë familjarëve të Aleks Nikajt, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Ziver Veizi, viktimave të 21 janarit, të cilët mbrëmë duhet të kenë kuptuar që s’duhet të vazhdojnë të lejojnë tredhjen nga Edi Rama, sikurse, ai bëri edhe me Dritan Priftin.

...