Përmes rrëfimit të një nëne që humbi të birin si pasojë e plumbave të armës, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri thirrje për dorëzimin vullnetar të tyre.


Nëna: Jam një nënë e përvëluar, e djegur në maksimum. Në 97-n nga këto armë të mallkuara më vranë djalin. Çdo armë është një vdekje.


Nga Burreli, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u apeloi gjimnazistëve të mos kenë model këngëtarët që i bëjnë thirrje dhunës, apo përdorimit të armëve, dhe të reagojnë ndaj cdo postimi që bën thirrje për dhunë në rrjete sociele.


Tahiri: Nuk di sa prej jush marrin iniciativë që tu thonë shoqeve dhe shokëve se kjo nuk duhet. Nuk di sa prej jush e quajnë edhe problem dhe që e mendojnë se duhet të përpiqemi të gjithë bashkë për të ndaluar një të keqe të vogël që kthehet në një problem për lagjen, komunitetin dhe mbi të gjitha familjen.


Ligji i miratuar në Parlament, ka 30 prillin, afatin përfundimtar për dorëzimin vullnetar të armëve pa leje.


/Ora News/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter