Në dy vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdarë dhe Jarinjë po vazhdon të zbatohet pa asnjë problem marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për Radio Kosovën se gjatë natës dhe në orët e mëngjesit çdo gjë ka shkuar mirë dhe se marrëveshja po zbatohet pa asnjë problem.

Në pikat kufitare në Merdarë dhe Jarinjë gjatë natës së mbrëmshme përveç kalimit të personave ka pasur edhe kalim ta mallrave komerciale. Këtë e konfirmoi për Radio Kosovën zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci i cili tha se çdo gjë po ecën pa asnjë problem.

Fillimi i zbatimit të marrëveshjes IBM është përshëndetur nga presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi. Kryeministri Thaçi e ka quajtur vendosje te fakto dhe dejure të kufirit me Serbinë, ndërsa ka bërë të ditur se nga 31 dhjetori marrëveshja do të fillojë të zbatohet edhe në dy pikat tjera kufitare me Serbinë.