Xherdan Shaqiri mrekullon tifozët e Liverpoolit që në debutim në International Championbs Cup.


Futbollisti shqiptar, që përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh, realizoi një gol spektaloar në minutën e 82-të, duke vulosur fitoren e The Reds 1-4 me një roveshatë fantastike, që la me gojë hapur të pranishmit në stadiumin e Michiganit.



Për Liverpoolin kishin shënuar më parë Mane me 11-metërsh, Sturridge dhe Ojo, sërish me 11-metërsh, ndërsa për United barazoi përkohësisht 1-1 Pereira.


Manchester City gjen fitoren e parë në International Champions Cup, pas dy humbjeve radhazi me Dortmundin dhe Liverpoolin. Kampionët e Premier League-s mposhtën 2-3 me përmbysje Bayernin e Mynihut në Hard Rock Stadium të Miamit, pas një starti katastrofik.


Brenda 25 minutava të para të lojës bavarezët realizuan dy herë, fillimisht me futbollistin 19-vjeçar me origjinë shqiptare, Meritan Shabani, e më pas me holandezin Roben.


Në fund të pjesës së parë Bernardo Silva shkurtoi diferencën në 2-1. Në fillim të pjesës së dytë Nmecha barazoi 2-2, ndërsa Silva, autori i golit të parë për Citizens shënoi golin e fitores në minutën e 70-të.


Barcelona fitoi vetëm pas goditjeve të 11-metërshave ndaj Tottenhamit, teksa koha e rregullt përfundoi 2-2. El Haddadi dhe Arthur shënuan në pjesën e parë për blaugranat, ndërsa në fraksionin e dytë brenda pak minutave (73 dhe 75) për Spurs-at gjetën rrjetën Son Heung-Min dhe NKoudou G.


Në ruletën e penallitve futbollistët e Barçës u treguan të gjithë të saktë, ndërsa në radhët e londinezëve gaboi vetëm Georgiu.


29 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)