Dy sulmuesë shqiptarë, Vioresin Sinani, "këpuca e artë" e Shqipërisë dhe Daniel Xhafaj figurojnë në listën speciale të 50 golashënuesve më të mirë të kategorive maksimale në kampionatet e të gjithë botës për vitin 2007, duke qenë pranë emrave të mëdhenj si Francesko Toti i Romës, Rud van Nistelroi i Realit të Madridit dhe Ronaldinjos së Barcelonës. Lajmi është publikuar në faqen e Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave (Internazional Federation of Football History e Statistics) e njohur shkurtimisht më inicialet I.F.F.H.S.
Shkodrani Vioresin Sinani renditet në vendin e 13-të në botë, ndërsa vlonjati Daniel Xhafaj me 20 golat e realizuar kur luante me Teutën është i 43-ti. Në fakt, Sinani, 23 golat e tij të sezonit të kaluar i shënoi me fanellën e Tiranës, ndërkohë që edhe gjatë sezonit të ri 2007-2008 (këto nuk llogariten në këto statistika) shkodrani ka shënuar 12 gola me Vllazninë.
Golashënuesi më i mirë i sezonit 2006-2007 me 34 gola është braziliani Afonso Alves Martins, i cili aktivizohet në Holandë me Heerenveen. Një tjetër artist i golit vjen nga Brazili, Eduardo da Silva i Dinamos së Zagrebit, po me 34 gola në kampionatin kroat renditet në vendin e dytë. Në podiumin e tre më të mirëve ndodhet edhe rusi, Dimitri Lipartov i Trans Narva me 30 gola. Nga emrat e mëdhenj Francesko Toti renditet i 9-ti me 26 gola, Rud van Nistelroi me 25 gola i 11-ti dhe Ronaldinjo me 21 gola i 29-ti së bashku me pesë lojtarë të tjerë.
Ja dhe lista e 50 më të mirëve
1. Afonso Alves Martins Heerenveen Brasile 34
2. Eduardo da Silva Dinamo Zagabria Croazia/ Brasile 34
3. Dmitri Lipartov Trans Narva Russia 30
4. Tzvetan Genov Lokomotiv Sofia Bulgaria 27
5. Carlos Villanueva Audax Italiano Santiago Cile 27
6. Israel Silva Matos CSD Xelaju Brasile 26
7. Boban Jančevski BaÅ¡kimi Kumanovo/Renova ČepčiÅ¡te Macedonia 26
8. Polivas LukÅ¡ys FK Ekranas Panevėžys Lituania 26
9. Francesco Totti AS Roma Italia 26
10. Gary Hamilton Glentoran FC Belfast Irlanda del Nord 25
11. "Ruud" van Nistelrooy Real Madrid CF Olanda 25
12. César Alegria Deportivo Marquense Guatemala 24
13. VIORESIN SINANI SK TIRANË ALBANIA 23
14. Indrek Zelinski FC Levadia Tallínn Estonia 23
15. Diego Alberto Milito Real Zaragoza Argentina 23
16. Thorstein Helstad SK Brann Bergen Norvegia 22
17. Alexander Zickler Red Bull Salzburg Germania 22
18. Nikola Niekezić NK HIT Gorica Serbia 22
19. "Danny" Koevermans AZ Alkmaar Olanda 22

Carlos Alberto Carvalho
dos Anjos Junior "Juninho" Kawasaki Frontale Brasile 22
21. Martín Palermo CA Boca Juniors Buenos Aires Argentina 22
22. Blaise N‘Kufo FC Twente Enschede Svezia 22
23. Omar Bravo CD Guadalajara Messico 22
24. Sandro Iashvili FC Dinamo Tbilisi Georgia 21
25. Ahmad Sharbini NK Rijeka Croazia 21
26. Todor Kolev FC Slavia Sofia Bulgaria 21
27. Ilhom Munindjanov Locomotive Tashkent / Quruvchi Tashkent Uzbekistan
21
28. Jefferson Farfán PSV Eindhoven Peru 21
29. Oscar René Cardozo CA Newell‘s Old Boys Rosario Paraguay 21
Oscar Esteban Fuertes CD Universidad Católica Santiago Argentina 21
Klaas Jan Huntelaar AFC Ajax Amsterdam Olanda 21
Frédéric Kanouté Sevilla FC Mali 21
Ronaldinho de Assis Moreira FC Barcelona Brasile
21

Francois Sterchele FC Germinal Beerschot Antwerpen Belgio 21
35. Carlos Asprilla Deportivo San Miguel Petapa Colombia 21
36. Hernán Boyero Blooming Santa Cruz Argentina 21

Lisandro Moyano San José Oruro Argentina 21
38. Peter Thompson Linfield FAC Irlanda del Nord 20
39. Zaur Rsmazanov Khazar-Lankaran Azerbaijan 20
40. Farhod Tadjiyev Samarkand Dinamo Uzbekistan 20
41. Vitas Rimkus FK Ventspils Lettonia 20
42. Mohamed Tchite RSC Anderlecht Congo DR 20
43. DANIEL XHAFA TEUTA DURRËS ALBANIA 20
44. Jader Volnei Spindler "Bare" Gamba Osaka Brasile 20
45. Kris Boyd Glasgow Rangers FC Scozia 20

Theofanis Gekas VfL Bochum Grecia 20
47. Cristiano Lucarelli AS Livorno Calcio Italia 20

Patrick Ogunsoto KVC Westerlo Nigeria 20

Tiit Tikenberg JK Kalev Tallínn Estonia 20
50. Josiel da Rocha Paraná Clube Curitiba Brasile 20