19/11/2010Inspektorati i Larte duhet te kaloje ne site gjithsej 345 te tille


Shkak kontrolli paraprak dhe denoncimet e qytetareve


Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive prej 1 muaji ka kaluar ne site pasurite e 60 gjyqtareve te gjykatave te Shkalles se Pare te Apelit dhe te Gjykates se Larte nga 345 qe jane gjithsej per tu kontrolluar. Konstatimi nga ILDKP-ja i problemeve ne kontrollin paraprak te tyre si dhe denoncimet e qytetareve kane qene dy arsyet kryesore te nisjes se kontrollit per togat e zeza. Sipas burimeve ILDKP ka dyshime mbi fshehjen e pasurise se gjyqtareve ne emer te personave te tjere dhe per kete arsye pasurite e tyre po kontrollohen ne menyre te imte per perputhshmerine e deklaratave me ligjin per konfliktin e interesit. Kontrolli i pasurive te gjyqtareve te te gjitha shkalleve vjen pas marreveshjes se nenshkruar nje muaj me pare mes ILDKP-se dhe Keshillit te Larte te Drejtesise me nismen e ILDKP-se. Marreveshja synon krijimin e nje grupi te perbashket pune per investigimin e thelluar dhe realizimin e transparences mbi ligjshmerine e burimeve te krijimit te pasurive te gjyqtareve. Edhe KLD-ja nga ana e saj me grupin e vet perfaqesues do te ndjeke nje plan veprimi ku njera prej pikave eshte edhe vezhgim dhe kontrolli i te gjitha hyrje-daljeve ne pikat kufitare te te gjithe gjyqtareve jashte Shqiperise gje e cila permes deklarimeve nuk mund te konstatohet. Nga verifikimi i hyrje-daljeve mund te arrihet ne nje konkluzion per te gjitha shpenzimet e gjyqtareve. Plani i veprimeve eshte diskret dhe konfidencial. Ky lloj kontrolli lidhet gjithashtu ne menyre te drejtperdrejte edhe me punen e KLD-se e konkretisht me kontrollimin e largimeve pa leje te gjyqtareve nga detyra gje e cila perben nje shkelje te rende procedurale. Kreu i ILDKPse Adriatik Llalla nuk ka perjashtuar mundesine e denoncimit dhe evidentimin e rasteve te fshehjes nga gjyqtaret te pasurise se tyre jashte Shqiperise. Marreveshja mes KLD-se dhe ILDKP-se mori shkas nga informacionet e ardhura nga burime te ndryshme per pasurite e fshehura te gjyqtareve ne menyra te ndryshme. Te dyja keto institucione kane ne dispozicion nje baze te rendesishme te dhenash te dyshimta mbi pasurite e gjyqtareve te mberritura kryesisht nga qytetare ne telefonin pa pagese te Inspektoratit te Larte ne adresen elektronike ne medie ose edhe nepermjet formave te tjera te komunikimit te cilat sherbejne si pikenisje per aktivitetin e grupit te perbashket te punes. Njesia e perbashket do te kete si objekt te veprimtarise verifikimin e pasurive te luajtshme e te paluajtshme si dhe te cdo interesi tjeter privat te gjyqtareve dhe te familjareve te tyre qe mund te perbeje shkak per renien ne konflikt interesi.


Raporti EURALIUS


Studimi i nje viti me pare i EURALIUS-it i rendiste gjykatesit shqiptare si teper te korruptuar dhe qe nuk deklarojne pasurite e tyre. Gjyqtaret shqiptare nuk jane transparente dhe kete e tregojne me se mire specialistet e verifikimit te pasurise. Ata kane paraqitur te dhena se gjyqtaret deklarojne vetem banesat ku jetojne nje makine si dhe pagen mujore qe marrin nga ushtrimi i detyres. Mirepo kjo eshte vetem maja e ajsbergut pasi nga verifikimet eshte arritur te provohet se shumicen e te ardhurave dhe pasurise se tyre ata nuk kane mundur ta provojne me fatura perkatese. Nga kjo situate kuptohet qarte se gjyqtaret pasurine e tyre e vene nepermjet aferave korruptive.