Banka Botërore raporton se 37 % e të punësuarve në Shqipëri, janë në të zezë. Vendi ynë kryeson rajonin për punësimin informal, ku 1 në 3 persona rezultojnë të jenë të pasiguruar.


Edhe pse qeveria ndërmori masa të forta kundër informalitetit, kryesisht “dajaku” me gjoba, përsëri ky fenomen mbetet mjaft shqetësues, pasi rezulton i lartë, me efekte mjaftë negative për skemën e sigurimeve dhe pensioneve.


Duke parë që ky fenomen është më i përhapur në grupin e të vetëpunësuarve, kryesisht atyre në bujqësi, por dhe në biznesin e vogël dhe të mesëm, natyrshëm kupton që arsyeja kryesore janë të ardhurat e paketa, pra pamundësia për të paguar.


Askush nuk do që të jetë informal, aq më tepër kur bëhet fjalë për garantimin e pensionit personal.


Mungesa e një strategjie të qartë për sektorin bujqësor, ku prodhimi vendas konkurohet keqas nga importi, bara e lartë fiskale për biznesin e vogël dhe të mesëm, sidomos ulja e pragut të TVSH në 2 milion lekë, çuan në ulje e të ardhurave, ku pagesa e detyrimeve siguruese preket e para.


Pasojat?


Ç’balancim i skemës së pensioneve, që çon në angazhim më të madh financiar nga buxheti për mbulimin e diferencës debitore të skemës. Pra, më pak investime direkte, shërbime, apo rritje pagash.


Gjithashtu punësimi informal, por dhe deklarimi më i vogël i të ardhurave nuk mundëson kreditimin. Pamundësia e 37% e të punësuarve në Shqipëri për të marrë një kredi është një dëm zinxhir për të gjithë ekonominë.


Zgjidhja?


Jo largimi masiv nga vendi, por rrëzimi i kësaj qeverie të korruptuar, klienteliste, të paaftë, si shkaktare direkt e realitetit që po jetojmë.