Defiçiti tregtar në muajin mars të vitit 2009 ishte më i ulët se ai i muajit shkurt. Burime zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT), bëjnë të ditur se defiçiti tregtar në muajin mars ishte 25,522 miliard lekë, duke shënuar një ulje në krahasim me muajin shkurt prej 1,4 për qind. Në muajin mars të vitit 2009 u eksportuan 7,956 miliard lekë mallra të ndryshme, me rritje 5,9 për qind në krahasim me muajin shkurt 2009 dhe ulje me 13,5 për qind në krahasim me muajin mars të 2008. Sipas INSTAT, u importuan 33,478 miliard lekë mallra me rritje 0,3 për qind në krahasim me muajin shkurt të 2009 dhe rritje 0,8 për qind në krahasim me muajin mars të 2008. Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, defiçiti tregtar në muajin shkurt të 2009 ishte 25,878 miliard lekë, duke shënuar një rritje prej 22,1 për qind në krahasim me muajin janar. Në muajin shkurt u eksportuan 7,511 miliard lekë mallra, me rritje 13,1 për qind në krahasim me muajin janar të 2009 dhe ulje me 14,9 për qind në krahasim me muajin shkurt të 2008. Gjatë shkurtit u importuan 33,389 miliard lekë mallra me rritje 19,9 për qind në krahasim me muajin janar 2009 dhe rritje 1,2 për qind në krahasim me muajin shkurt  të 2008.



...