Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin qershor 2014, arriti 116,5 %. Në muajin qershor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %.
Krahasuar me muajin qershor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin mallra dhe shërbime të ndryshme me 8,2 %, pasuar nga grupi pije alkoolike dhe duhan me 6,9 %, hotele, kafene dhe restorante me 2,4 %,ushqime dhe pije joalkoolike me 2,1 %, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin shëndeti me 6,3 % pasuar nga grupi veshje dhe këpucë me 2,0 %, komunikimi me 1,3 %, etj.
Rritja vjetore në muajin qershor është ndikuar kryesisht nga grupi ushqime dhe pije joalkoolike me 0,84 pikë përqindje. Në këtë grup çmimet e nëngrupit fruta janë rritur me 14,6 % dhe nëngrupit zarzavate me 12,4 %. Çmimet e nëngrupit vajra dhe yndyrna u ulën me 6,2 %, pasuar nga nëngrupi sheqer e ëmbëlsira me 4,5 %, kafe, çaj e kakao me 3,1 %, peshk me 2,3 %, etj. Çmimet e grupit mallra dhe shërbime të ndryshme kanë kontribuar me 0,4 pikë përqindje. Rritja e çmimeve të grupit pije alkoolike dhe duhan ka kontribuar me 0,25 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 12,0 %. Çmimet e grupit Shëndeti kanë kontribuar me 0,22 pikë përqind në ndryshimin vjetor. Grupi veshje dhe këpucë ka kontribuar me 0,1 pikë përqindje.
Në muajin qershor 2014 ndryshimi mujor i indeksit është 0,7 %. Ulja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi ushqime dhe pije joalkoolike me 0,52 pikë përqindje. Çmimet e zarzavateve u ulën me 8,6 % ndërsa çmimet e frutave u rriten me 1,7 %. Çmimet e grupit shëndeti ndikuan me 0,04 pikë përqindje në ndryshimin mujor. Në këtë grup çmimet e medikamenteve u ulën me 1,7 %.
Çmimet e grupit qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji kanë ndikuar me 0,03 pikë përqindje në ndryshimin mujor. Çmimet e lëndës djegëse janë ulur me 0,6 % krahasuar me një muaj më parë.