TIRANE- Papunësia është thelluar në Shqipëri gjatë këtij viti duke reflektuar pasojat e krizës ekonomike botërore. Nga të dhanë e Institutit të Statistikave rezulton se gjatë periudhës prill-qershor, ky tregues ka arritur në 12.7% nga 12.6% që ishte tremujorin e mëparshëm.
Sipas INSTAT-it në të gjithë vendin numërohen mbi 141 mijë të papunë, por në realitet kjo shifër është më e lartë duke patur parasysh se jo të gjithë të papunët regjistrohen në zyrat e punësimit. Ndërkohë nuk ka as të dhëna të sakta për të papunët në bujqësi.
Ekspertët vlerësojnë se dhe shifra zyrtare prej 12.7% e papunësisë është shqetësuese për një vend si Shqipëria.
Papunësia mbetet një ndër problemet kryesore në Shqipëri, e ndjeshme pothuajse në të gjitha zonat e vendit, si në ato me zhvillim të ulët ekonomik ashtu edhe në qytetet e mëdha në të cilat ka një përqëndrim të lartë të popullsisë.
(e.n/news24/BalkanWeb)