Shqiptaret kane blere me shume ne tremujorin e trete te ketij viti krahasuar me nje tremujor me pare por volumi i shitjeve ne tregtine me pakice ka shenuar ulje me 0.6 per qind nese i referohemi nje viti me pare. Ne indeksin e volumit te shitjeve ne tregtine me pakice Instituti i Statistikave veren se volumi i shitjeve eshte rritur 2.7 per qind krahasuar me periudhen prill-qershor. Rritje ne indeksin e volumit te shitjeve me pakice vihen re ne nje sere grupesh ku here shihet nje rritje e thekuar dhe here e moderuar. Keshtu ne grupin Artikuj te perzier kryesisht jo ushqimor ne njesi tregtare jo te specializuara indeksi i volumit te shitjeve eshte rritur 8.7 per qind ne kete tremujor krahasuar me paraardhesin. Rritje ka pasur edhe indeksi i volumit te shitjeve ne grupin Tregtia dhe riparimi i



automjeteve me 4.7 per qind kjo krahasuar me nje vit me pare ndersa krahasuar me tremujorin paraardhes ky indeks eshte rritur 2.6 per qind. Nderkaq tregtia me pakice e karburanteve sipas INSTAT eshte rritur me 9.4 per qind krahasuar me tremujorin paraardhes. Krahasuar me tremujorin e trete te vitit paraardhes indeksi i volumit te shitjeve ne grupin Tregtia me pakice e karburanteve eshte rritur 15.9 per qind thuhet ne raportin e INSTAT. Sa i perket punesimit ne tregtine me pakice vihet re nje ulje me 1 per qind ndersa ne grupin Tregtia dhe riparimi i automjeteve punesimi shenoi rritje prej 4 per qind kundrejt te njejtes periudhe te vitit te kaluar.

Tregtia me pakice 3-mujori III Krahasuar me 2009


Volumi i shitjeve - 0.6

Tregtia dhe riparimi i automjeteve - 4.7

Tregtia me pakice e karburanteve - 15.9

Punesimi ne Tregtine me pakice - 1

Punesimi ne Tregtia dhe riparimi
i automjeteve - 4