Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e katërt të vitit 2007 arriti në 267.0 për qind, kundrejt vitit bazë (1999=100). Publikimi më i fundit është bërë dje nga INSTAT-i, i cili ka nxjerrë dhe shifrat më të fundit për këtë sektor të tregtisë. Sipas INSTAT-it, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 18.7 për qind. Në tremujorin e tretë, indeksi i volumit të shitjeve është rritur me 7.8 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës. Në grupin “Libra, gazeta, artikuj shkollorë dhe të tjera”, indeksi i volumit të shitjeve gjatë tremujorit të katërt 2007 është rritur 18.9 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës”. Ndërsa në grupin “Artikuj të përzier kryesisht ushqimorë, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 7.8 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës. Në muajin dhjetor, indeksi i volumit në këtë grup është rritur me 4.3 për qind, krahasuar me muajin nëntor 2007. Në grupin “tregtia dhe riparimi i automjeteve” indeksi i volumit të shitjeve është rritur 9.5 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës. Brenda grupit “tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” në grupin “tregtia me pakicë e karburanteve”, indeksi i volumit të shitjeve për muajin dhjetor është rritur 26.6 për qind krahasuar me muajin nëntor 2007.
Sipas INSTAT-it, indeksi i punësimit në “tregtinë me pakicë” në tremujorin e katërt të këtij viti arriti 146 për qind, kundrejt vitit bazë (1999=100). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky indeks është rritur 17.7 për qind. Në grupin “tregtia dhe riparimi i automjeteve”, indeksi i punësimit arriti 286 për qind kundrejt vitit bazë (1999=100) me rritje 20.7 për qind, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

27 Shkurt 2008