shtrazaVëllai i Denis Shtrazës, që akuzohet se është një nga autorët e vrasjes së Gazmend Çollakut, thotë se i vëllai është i pafajshëm.


Duke folur për News 24, ai shprehet se i vëllai ditën e vrasjes së Çollakut ka qenë në Tiranë me të dyshuarin tjetër Ervin Dalipaj, dhe jo në Durrës.


Z. Ilir vëllai juaj është ndaluar nga policia si i dyshuar për rrëmbimin e më pas vrasjen e Gazmen Çollakut, Si e gjykoni ju këtë akuzë?


Është një akuzë e padrejtë, sepse vëllai im nuk ka lidhje më këtë vrasje. Dhe provat që janë marrë kundër tij nuk janë të vërteta.


Ku ishte vëllai juaj natën e ngjarjes?


Gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje ka qenë në Tiranë. Në darkë është kthyer në Durrës me mikun e tij Ervin Dalipaj. Në kthim i ka ndaluar policia dhe i ka shoqëruar në komisarjat, ku i ka marrë deklarimet duke treguar versionin e tyre dhe kanë dorëzuar të gjitha provat që i ka kërkuar policia.


Sa orë ka qëndruar në polici?


Rreth 10-12 orë.


Cfarë u është komunikuar nga policia?


U është thënë thjesht se do u ushtrohej një kontroll. U kanë bllokuar makinën, i kanë verifikuar e më pas i kanë lëshuar.


Në mjetin tip Benz ML me të cilën udhëtonte vëllai juaj policia ka gjetur disa gjurmë gjaku, që janë të njëjta me ato që janë gjetur në kufomën e Gazment Çollakut?


Në radhë të parë vëllai im nuk ka në pronësi asnjë mjet tip ML. Vëllai ka qenë thjesht pasagjer. Për gjakun nuk di çtë them, nuk është i tij sepse nuk ka pasur as plagë asgjë. Nga inspektimi mjekoligjor që u bë nuk kishte shenja, ishte i pastër.


Tani në qoftë se i kanë fut vetë kanë bërë ndonjë dallavere është punë tjetër, por pa prezencën e pronarit mjeti nuk mund të kontrollohet.


Kështu që ka 22 ditë, që mjeti rri në polici dhe kontrollohet sipas qejfit bëjnë çtë duan ata. Se do të bëjë show policia, nuk i mbulon dot gjërat aty ku janë të rregullta është punë e tyre por kjo nuk është e drejtë nuk është e saktë dhe është çdo gjë gënjeshtër.