basha-bakojanis


“Koloneli i detit” Myslim Pashaj në një intervistë për TemA shprehet se marrëveshja e nënshkruar me Greqinë për ndarjen e detit është një tradhti e pastër kombëtare dhe për këtë dy aktorët kryesorë Sali Berisha që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe Lulzim Basha si ministër i Jashtëm i asaj kohe duhet të shkojnë para drejtësisë dhe të gjykohen.


Sipas tij kjo çështje nis dhe harrohet pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për të pastruar politikën shqiptare, që është i vështirë, por që po e bën pjesë pjesë.


Për “Kolonelin e detit”, Prokuroria Speciale me tu ngritur duhet të ketë ndër dosjet e para këtë dosje, për ta hetuar.


Marrëveshja e Detit duke qenë antikombëtare dhe antikushtetuese, mendoni se duhet të jetë një ndër dosjet e mëdha që duhet të hetohet e para nga Prokuroria e re Speciale?


Po. Marrëveshja për ndarjen e Detit me Greqinë, ishte antikombëtare dhe anntikushtetuese. Tanimë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me një argument të hollësishëm dhe të qëlluar në mbështetje të Të drejtës Ndërkombëtare Detare, si dhe një votim të pastërt tërësor të gjithë Trupit Gjykator Kushtetetues.


Sikur të mos kishte ndodhur Roja e Pavarur e Medias Shqiptare, dhe e Studjuesëve të Pavarur, mbi 350 km2 e Detit të Shqipërisë ( pjesë e Detit Jon) në Otaranto dhe në Ngushtesën e Korfuzit e pushtonte Republika e Greqisë, pa luftë, veçse në tavolinë Diplomatike të të dy vendeve.


Integriteti Territorial i Shqipërisë  në fillim të Shekullit XXI, cenohej në mënyrë të pashëmbullt, dhe kjo ishte e pakapshme, e pakotrolluar, pra e realizuar në dokumente ligjorë të të dy vendeve, si dhe dokumente gjeodezike, hidrografikë dhe hartogrfikë.


Vepra e kryer, tanime edhe pse e rrëzuar nga Gjykata Kushteuese e Shqipërisë, është një dokument historik që ngelet në arkiv. Ai u mbrojt ng një grup shtetëror Negociues të cilët kishin mbështetjen politike të të gjithë formacionit shtetëror ligjor dhe Ekzekutiv ( me përjashtim te Gjykatës Kushtetuese) pra :


I.Të Kuvendit të Shqipërisë,


II.Të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha i cili është firmëtari historik i Tradhëtisë së Madhe .


III. Të Kryeminisitrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili është mbrojtësi më i epërm dhe më i zellshëm i Trdhëtisë së Madhe,


Është e dëshmuar në mënyrë të hapur dhe me zë të lartë se Sali Berisha vijon ta mbrojë këtë akt të pashëmbullt,sot e kësaj dite edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke turbulluar ujra dhe aktorë rajonalë të shpikur nga mendja e tij (është fjala për Tuqinë).


Mirpo çfarë ndijon e çfarë perception ky Shtet për këto fakte tronditëse ? Asnjë hap e asnjë veprim i gjertanishëm


Kishte të tjerë që e mbështetën më pas këtë marrëveshje famëkeqe..?


Oh, sa keq më futet me këtë pyetje


Ilir Meta është Kingmeker-i i paparashikueshëm i produktit absurd të Politikës Shqiptare.


Ai ka thënë fjalë asokohe, që i kërkonte  pozicioni i tij si mbretzgjidhës ai pra është politikan dhe ia donte politika të fliste asisojprandaj i lejohej të merrte atë pozicion, edhe pse ka një natyrë kombëtariste e hodhi poshtë atë se ashtu ia donte puna po të paktën ska hedhur ndonjë firmëE shihni pra se sa keq jemi ngatërruar në këtë situatë!


Sipas jush pse ndodh kjo?


Sërish në konceptimin tim: nëse duhet të ndërmerrej ai hap që i vë para përgjegjësisë për tradhëti kombëtare dhe cenim të Sovanitetit dy nga figurat qendrore të politikës shqiptare Sali Berisha ( njeriu kryesor politik në këtë tranzicion demokratik ) si dhe Lulzim Basha, në të sotmen, do të përbënte një  përmbysje, nisje nga fillimi, shkoqje të paparë, si asnjëherë tjetër i situtës politike aktuale, në prag të zgjedhjeve. Kjo do ta përzjente këtë akt me përmbysjen që po niset ti bëhet Drejtësisë së Padrejtë Shqiptare, kjo do të lidhej gjithashtu me Dekriminalizimin e Parlamenetit të sotëm, ku në krye të listës do të ishin këta dy njerëz kryesorë të Politikës Shqiptare.


Situata është shumë komplekse, sigurisht.


Prandaj Marrëveshja Famkeqe Detare harrohet, çka është kryesorja. Ndërkaq shtjellen prirje të tjera: Korrupsioni Shtetëror, Dekrimi i Parlamentit, Antikanabizimi, Ligji Zgjedhor etj të cilat qendrojnë.


Shteti po përpiqet të shenjojë objektivat kryesorë në këtë mjedis që ai e ka krijuar vet, dhe që është mjedisuar me të, por i lidhen duart  nga energjia e zezë e prodhuar në vetvete, sepse asgjësimi i Sëvjetrës  dhe Riformësimi i fytyrës së Re që kërkon Edi Rama, bëhet i vështirë gati i pamundur, se kjo do ta ndryshonte rrënjësisht fushën e luftës.


Shteti e ka arrirë këtë ndërtim fatal, këtë ngrehinë të sotme të tij, nga po këta këta personazhë të cilët janë arkitektë të saj. Mesa kuptohet Edi Rama është në hullinë e idesë së asgjësimit pjesë- pjesë”. Ja sa e vështirë është!


Si përfundim a mendoni se duhet të jetë një ndër dosjet e mëdha që duhet të hetohet e para nga Prokuroria e re Speciale ?


Unë nuk jap përcaktime dhe përkufizime veçse jap gjykim vetiak për atë që vështroj. Ka një dosje të parë ose kryedosje.


Por politika shqiptare aq antikombëtare gjer më sot, do tia gjejë një zgjdhje : do ti përvidhet, ta anashkalojë, ta mbyllë, të mos e gjykojë, se ia lidh duart energjia e zezë që ajo ka prodhuar ndaj vetvetes. Vetingu, Prokuroria Speciale nuk do të vijnë nga ndonjë planet tjetër, ata smund të jenë të virgjër! (TemA- m.a)