TIRANE - Christian Pastori është një prej garuesve në kategorinë e motorrave, i cili merr pjesë për herë të katërt në garën e “Rally Albania”, ku në dy të fundit ai ka qenë edhe fitues i saj. Në një intervistë për “Shiptarja.com”, Christian tregon eksperiencat e tij në këtë sport dhe përshtypjet që ka për Shqipërinë.
 
Si ju duket Shqipëria?
Më pëlqen shumë Shqipëria, njerëzit janë shumë mikpritës. Peisazhi dhe terreni për t’i dhënë motorrit dhe për të bërë gara është shumë i mirë.
 
Kur keni filluar të merreni me Rally-n?
E kam filluar vonë, në moshën 18-vjeçare me makina. Pasionin për  Rally-n e kam zbuluar kur e xhaxhin im  në vitet ’70, ka dalë fitues i garave Endurro që zhvillohen në Itali.
 
Itinerari që bëhet në Shqipëri është i vështirë ?
Itinerari që bëj është shumë preçiz, ka figura dhe dizajnet, këtu ka një klub, aty ka një pikë karburanti, pra është shumë utilitare. Kilometrat që vendosen nga një pikë në një pikë tjetër që unë i vendos në rodbook tim, mund  edhe të ndryshojnë në terrenin shqiptar, kur është shi ecim më ngadalë, ndërsa kur është diell ecim më shpejt.

Duke qenë se ka edhe dizajn, ka një shkollë, ka një rrugë, ka një pikë karburanti, gabimet që bëhen në rodbook janë shumë të vogla. Rodbook-u në Shqipëri është një nga më të bukurit që unë kam parë.
 
Pse vijnë të huajt në Shqipëri për gara?
Shumë  të huaj vijnë për të marrë pjesë në Shqipëri pasi e para ka më shumë rrugë se sa fuoristrada  dhe aty ku duam të shkojmë me makina offroad, ka shumë rregulla strikte që nuk mund të shkelen dhe nuk të japin leje komunat ose bashkitë.

Ne vijmë në Shqipëri edhe për të provuar motorrët,sepse terreni në Shqipëri është shumë i ngjashëm me garat Mondial, për të provuar terrenin e vështirë, sepse këtu ka gurrë, rërë, para është një terren që të ofron shumë diversitet dhe ne provojmë a mund të bëjmë një garë Mondaile apo jo.
 
Keni marrë pjesë në garën e “Rally-t” Paris-Dakar?
Jo nuk kam shkuar ende në Paris –Dakar. Nuk kam shkuar për çështje të buxhetit. Çdo garues e ka ëndërr të marrë pjesë në garën Paris-Dakar.
 
Cili ka qenë terreni më i vështir në garat që ju keni marrë pjesë ?
Në Shqipëri garat janë shumë të bukura  edhe të  vështira , ka shumë gur, pastaj pasi mbarojnë gurët del në asfalt. Pra del nga një terren në terrenin  tjetër, gjë e cila krijon vështirësi. Terreni në Shqipëri më pëlqen shumë. Terreni është më i vështirë në pranverë sepse ka shumë mjegull, sepse ne nuk arrijmë ta shikojmë  terrenin.
 
Çfarë profesioni keni në jetë ?
Në jetë nuk fitoj, as me garë, as me motorra, as me makina . Por punoj si agjent sigurimesh dhe për këtë e kam marrë licencën.

GARA
 
Rally Albania zhvillon sot itinerarin Durrës-Peshkopi-Pogradec
 
“Rally Albania” ka zhvilluar dje garën e tij të radhës,  nga Durrësi në Përrenjas dhe sërish në Durrës. Garuesit kanë zhvilluar gati 76 km. Sot itinerari është Durrës-Pëshkopi-Pogradec.

E veçanta e garës së “Rally-t” është se garuesit përveç shtëpisë duhet të gjejnë edhe rrugën, për të zhvilluar kilometrazhin e caktuar. Edvin Kasimati organizator i “Rally Albania” shprehet se garuesit në çdo ditë në një garë “Rally” duhet të bëjnë 300-400 km në ditë.

Organizatori Kasimeta shprehet se Shqipëria ka më shumë pjesëmarrës në gara me makina “10 për qind e pjesëmarrësve janë shqiptarë.

Shumica janë në makina, me motorr është vetëm një. Me makina janë 7 pjesëmarrës. Vitin që shkoi në kategorinë e makinave ka fituar një shqiptar. Në makina niveli është goxha i lartë” thotë Kasimeta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)