Inspektoriati Ndërtimor urbanistik Kombëtar është rikthyer në Dhermi pas dita ditësh ndërprerje. Aksioni ka nisur me  ndërhyrjen në një objekt tre katësh i cili ka shërbyer gjatë viteve të kaluaara si hotel. 2 mjete të rënda po tentojnë të rrëzojnë ndertesen. Sipas drejtuesve të INUK në aksionin e sotëm do të prishen edhe 6 objekte të tjera në përmasa më të vogla.