Exit Poll i  organizuar nga Ora News dhe IPR Marketing, dhe transmetuar mbrëmë pak pas mbylljes së votimeve,  sipas të dhënave të deritanishme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duket se ka arritur të depërtojë me një saktësi në votën e shqiptarëve.


Exit Poll është pritur me interes të jashtëzakonshëm menjëherë sapo u mbyllën kutitë e votimit në një gjithë vëndin, si një orakull që do parashikonte atë çfarë rezultatet e deritanishme thonë, fitoren e thellë të Partisë Socialiste në qark vëndi.


Për Antonio Nota, Exit Pollet janë një formë e cila gjithnjë e më tepër realizohet në vënde me demokraci të zhvilluara.


Prej disa vitesh kompania e tij bashkëpunon me Radio Televizionin Ora News, si një nga partnerët më të besueshëm dhe seriozë në realizimin e nismave të tilla.


Më shumë se 250 studentë nga Universiteti i Tiranës, nën drejtimin e Drejtueses së këtij Exit Polli për Ora News Elda Shabani nisën punën prej një muaji për të sjellë një sondazh të një standarti të lartë.


Suksesi i këtij Exit Poll-i qëndron tek një punë gati titanike që për më shumë se një muaj studentë të ekselencës në të gjithë Shqipërinë bënë, nën moton e realizimit të një pune të një standarti europian. Filozofia jonë ishte të realizonim atë çfarë është dhe thelbi i një sondazhi, parashikimin e saktë dhe tepër profesional, thotë Shabani.


Sipas saj, RTV Ora News ka dhënë një shembull të shkëlqyer në këtë bashkëpunim, duke treguar se një vend me një demokraci të brishtë si Shqipëria mund të realizojë sfida që zakonisht i marrin vëndet me një tjetër standart komunikimi.


Falë besueshmërisë që përvojat e mëparshme me sondazhet e realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing kishin krijuar më parë, nismës sonë iu bashkuan mijëra qytetarë që krahas votës që hodhën në kutitë e votimit, u ndalën dhe në kutinë e exit pollit, çka afroi nivelin e parashikimit, thotë Shabani.


Klikoni ketu per tu informuarExit Poll i IPR Marketing dhe Ora News edhe në Financial Times


Klikoni ketu per tu informuar: Exit Polli Ora News gjen pasqyrim edhe tek mediat greke


Klikoni ketu per tu informuarMediat italiane komentojnë rezultatin e Exit Poll-it të Ora News për zgjedhjet


/Oranews.tv/ 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter