Kryeministri David Cameron, ka bërë të ditur se Shteti Islamik ka shumë gjasa që të sulmojë Britaninë e Madhe.

Paralajmërimet e kryeministrit britanik vijnë pak ditë pasi zyrtarët kanë bërë të ditur se është rritur niveli i rrezikshmërisë për sulmet e ISIS-it.




“ISIS-i tani paraqet një kërcënim më të madh sesa që e dinim më parë”, ka thënë Cameron. “Terrorizmi tani është problemi më i madh i vendit tonë”.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ai gjithashtu ka paralajmëruar për krijimin e ligjeve të reja për të sekuestruar pasaportat e ekstremistëve nëse ata dyshohen se janë nisur për Lindje të Mesme që të bashkohen me ISIS-in.




Në një konferencë për medie, kryeministri Cameron ka thënë se shërbimet sekrete deri më tani kanë gjetur se 500 britanikë janë duke luftuar në Siri dhe Irak.