Një ekspert sigurie ka paralajmëruar se objektivi i ardhshëm i grupit terrorist ISIS është Mbretëria e Bashkuar.

Xhihadistët e lindur në Britani, të cilët kanë udhëtuar në Siri për t`u bashkuar me grupin ekstremist, janë ngarkuar për t`u kthyer në shtëpi (Britani) për të kryer një sulm terrorist brenda pak javësh, të ngjashëm me sulmin e kryer në Paris.




Ky paralajmërim është bërë nga analisti i CNN, Paul Cruickshank, i cili ka thënë se ka folur me një “zyrtar të lartë evropian kundër terrorizmit”, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Sipas zyrtarit anonim, “ISIS ka si qëllim të godasë Mbretërinë e Bashkuar brenda pak javësh”.




Ky informacion është marrë nga “inteligjenca sekrete”.

Ai tha: “Inteligjenca paralajmëron se xhihadistët britanikë në Siri dhe Irak janë ngarkuar për t`u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për të nisur një sulm kundër Britanisë”.




“Ata po e trajtojnë këtë shumë, shumë seriozisht, me të vërtetë”, ka shtuar ai.

Por thotë se nuk është e qartë se sa i pashmangshëm është ky rrezik.

Në fund analisti Cruickshank shprehet: “Është një shqetësim në Evropë, veçanërisht në Britaninë e Madhe, sidomos pas asaj që kemi parë në Paris. Një sulm i tillë mund të bëhët në Britani në javët në vazhdim”.