wpid-isis-c1200x600-1024x512.jpgItalia është tashmë më e rrezikuar se kurrë nga terrorizmi i ISIS.


Pas goditjes së Parisit objektivi i radhës thuhet se është Roma.


Sipas ekspertëve italianë vetëm në dy mënura mund të mbrohet Italia nga terrorizmi: Duke kapur çdo sinjal të mundshëm terrorist, dhe mafia.


Nuk është e mundur parandalimi i sulmeve të xhihadistëve. Ata janë të paparashikueshëm. Janë ujqër të vetmuar me qeliza të mirëstrukturuara. Ata nuk godasin institucione ose objekte kulturore. Ata vrasin të pafajshëm dhe përhapin panik. Vetë ngjarja e Parisit e ilustron më së miri këtë, ka thënë për Panorama.it një ish-agjent i inteligjencës italiane.


Ai thotë se të vetmet zona të mbrojtura në Itali janë ato që janë në zotërim të mafias.


Nuk mund të them me siguri cilat zona të Italisë janë të rrezikuara. Por ajo që mund të them me siguri është se xhihadistët nuk do të godasin kurrë zonat e mbuluara nga mafia. Jugu i Italisë është i pushtuar nga mafia dhe ata për interesa të tyre do të godasin terroristët nëse përpiqen të sulmojnë, thotë eksperti.


Sipas tij pjesa jugore nga Napoli e poshtë nuk ka për tu sulmuar ndonjëherë.


Organizatat kriminale aty janë të lidhura dhe kontrollojnë gjithçka. Ata nuk të lejojnë askënd të hyjë në territorin e tyre pa e kontrolluar. Siçilia, Kalabria, Napoli, janë të mbrojtura. Kamorra dhe mafia janë shumë të fuqishme aty. Për herë të parë në historinë e Italisë mafia do të shërbejë për diçka, përfundon ai./ a.l