Një gjest i bukur, si një kampion, i krahasueshëm me një goditjeje me thembër ose një rrotullim nga jashtë zonës. Zlatan Ibrahimovic ka kërkuar ti bëjë një surprizë skuadrës Wild Boars”, dymbëdhjetë djemtë të cilët, nga 23 qershori deri më 10 korrik, u bllokuan në një shpellë në Tajlandë, duke përjetuar një ankth të vërtetë.


Djemtë ishin ftuar në dell’Ellen DeGeneres show, një talk show popullor amerikan dhe sulmuesi suedez i Los Anxheles Galaxy, i ka dhurua atyre 12 fanella të skuadrës kaliforniane. Mendoja se jam kurajoz, por ata janë më shumë se unë. Jeni skuadra më e fortë në botë, – tha Ibra.


Futbollistët e rinj tajlandezë, të cilët kanë mbajtur botën pezull për më shumë se dy javë, kishin shkuar së bashku me trajnerin e 25-vjeçar në shpellën Tham Luang Cave për të gdhendur emrat e tyre mbi shkëmb, por për shkak të shirave të dendur ishin të detyruar të futeshin në gurore, ku ata mbetën të bllokuar që të mos mbyteshin dhe dolën vetëm në fund të operacioneve të gjata dhe të komplikuara të shpëtimit.


Rreth tre muaj nga ngjarja, ata u ftuan te DeGeneres Show dhe pas një bisedë të shkurtër, për kënaqësinë dhe habinë e tyre, në studio hyri Ibrahimovic, i cili përveç se i ka dhuruar nga një fanellë të personalizuar të gjithëve, i ka ftuar kampionët e vegjël të zhvillojnë një stërvitje me skuadrën e Los Anxhelesit.





16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)