Ekspozita e Ibrahim Kodrës do të çelet në bashkëpunim me Fondacionin Kodra në Milano, ku një grup i GKA ka përzgjedhur veprat e tij më të mira. Fondacioni Ibrahim Kodra në Milano disponon vetëm pak prej qindra tablove të kompozuara nga Kodra, ndërkohë që shumë prej tyre janë shitur derisa ai ka qenë ende gjallë.
Sipas GKA-së, 50 për qind të veprave të Kodrës ndodhen në Tiranë, në pronësi të koleksionistëve shqiptarë, kurse gjysma e ekspozitës në GKA do të jetë me veprat e këtyre koleksionistëve dhe pjesa tjetër do të jetë nga Fondacioni Kodra.
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth gjashtë mijë vepra, të shpërndara nëpër muze privatë, koleksionistë dhe vetëm dy mijë prej tyre janë të regjistruara e të dokumentuara. Ai ka hapur ekspozita në vende të ndryshme të botës me piktorët më të njohur bashkëkohorë, si ekspozitë kolektive në Paradise, me piktorë si Picasso, Dali, Matta, Ernest, Levi, Panseca, Braque etj. Ekspozitë kolektive në Stone Gallery në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares. Ekspozita në Itali, Gjermani, Francë, Amerikë etj.
Pas ekspozitës së veprave të Ibrahim Kodrës, GKA do të çelë edhe ekspozitën e piktorit Lin Delija, edhe kjo në kuadër të 100-vjetorit, raportojnë mediumet shqiptare.