Nga Express me 18 nentor 2010 ne ora 1400

Emri e presidentit te pare te Kosoves Ibrahim Rugova i cili vdiq ne vitin 2006 eshte shfaqur serish ne liste zgjedhore ne faqen e internetit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per zgjedhjet e pergjithshme qe mbahen me 12 dhjetor.



Emri i Rugoves nuk dukej ne listen per zgjedhjet lokale te 2009 pasi ka qene me pare i pranishem ne listen per zgjedhjet e vitit 2007.



Prania e presidentit te pare te Kosoves ne liste zgjedhore vjen me gjithe fushatat e bera para zgjedhjeve te vitit 2007 dhe 2009 qe te fshihen te vdekurit nga lista e votuesve.



Ministria e Brendshme e Kosoves e ngarkuar me freskimin e regjistrit tha se lista me te fundit ishte perpiluar dhe ndryshuar ne baze te certifikatave te vdekjes te ofruara nga komunat.



Blerim Camaj kreu i agjencise se regjistrit tha se zyrtaret e ngarkuar me perditesimin e listes se votimit ishin 99 per qind te bindur se ata kishin eliminuar njerez te vdekur nga lista. Ky emer mund te jete nje tjeter person i quajtur Ibrahim Rugova tha Camaj pavaresisht nga fakti se Rugova ne kete liste ka te dhenat personale te njejta me ate te ish Presidentit te vdekur.



Ai shtoi se eshet ceshtje e familjareve per te raportuar per vdekjen e te afermve tek autoritetet e tyre komunale. Megjithate Ky eshte nje zakon i njerezve ne Kosove te cilet nuk raportojne per vdekjen e anetareve te familjes dhe qe krijon probleme.



Camaj tha se listat zgjedhore i jane derguar dhjete dite me pare Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe se tash eshte teper vone per te bere ndryshime. Eshte teper vone tani tha ai por kjo do te ishte mire qe mediat t146u kujtojne njerezve se duhet raportuar per vdekjen e te afermit te tyre.



Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ i cili ne eshte organ qe do te organizoje zgjedhjet e parakohshme tha se lista eshte paraprake dhe mund te perterihet nga qytetaret mes 22 dhe 26 nentorit. Zedhenesi i KQZ-se Fehmi Ajvazi nuk mundi megjithate te ofroje ndonje shpjegim se pse emri i Ibrahim Rugoves ishte rishfaqur ne liste pasi i njejti eshte fshire per zgjedhjet e vitit 2009.



Ne vazhdojme te kemi probleme me njerez qe nuk i raportojne vdekjet e anetareve te familjes ne gjykata tha ai duke shtuar se ata duhet te paguajne 20 euro per te derguar nje leter ne komune per te siguruar se emri i te dashurit te tyre do te hiqet.



Ibrahim Rugova nuk eshte i vetmi person i vdekur ne listen e votimit. Pas kontrollimeve te emrave te personave te tjere te vdekur per te cilet familjet thone se i kane raportuar vdekjet e tyre ne komunen e Prishtines serish emrat e tyre ndodhen ne listen e votuesve.



Ne shtator eshte raportuar se nje grua 123-vjecare dhe nje tjeter te moshes 120-vjecare kishin votuar ne zgjedhjet e vitit te kaluar. Nese te dy keta ishin te gjalle ata do te perfaqesonin njerezit me te vjeter ne toke.



Por bazuar ne listat me te fundit zgjedhore ata mbesin ende te regjistruar per te votuar.



Perndryshe emri i Ibrahim Rugoves eshte hequr nga faqja e internetit naten e fundit pasi Ballkan Insight ka kontaktuar KQZ-se.




Nga gjuha angleze ky artikull eshte perkthyer nga 147Zhurnal148 dhe eshte marre nga BalkanInsight.