Ibrahim Rugova u lind me 2 dhjetor 1944 ne fshatin Cerrce afer Istogut. Me 10 janar 1945, komunistet jugosllave ia pushkatojne babane dhe gjyshin.


Rugova diplomoi ne Degen e Albanologjise ne Universitetin e Prishtines, ndersa nje vit akademik qendroi ne Paris, ne Ecole Pratique des Hautes Etudes, nen mbikeqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore ne studimin e letersise, me perqendrim ne teorine letrare. Doktoraten e letersise e mori ne Universitetin e Prishtines me 1984. Me 1996 u zgjodh anetar korrespondent i Akademise se Arteve dhe te Shkencave te Kosoves. Po ne kete vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit te Parisit VIII ne Paris.


Rugova ishte ne nisme redaktor ne gazeten e studenteve "Bota e re" dhe ne revisten shkencore "Dituria" (1971-72) qe botoheshin ne Prishtine. Per afro dy dekada punoi ne Institutin Albanologjik te Prishtines si hulumtues i letersise. Per nje kohe ka qene kryeredaktor i revistes "Gjurmime albanologjike", qe e nxirrte ky Institut. Eshte zgjedhur kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves me 1988, i cili u be berthame e levizjes shqiptare qe po kundershtonte sundimin serb ne Kosove. Si nje nder themeluesit e partise se sapoformuar, Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK), Rugova u zgjodh kryetar i saj me 23 dhjetor 1989.


Pas zgjedhjeve parlamentare qe atebote nuk pranoheshin nderkombetarisht, me 24 maj 1992 Rugova zgjidhet kryetar i Republikes se porsa shpallur te Kosoves. Nen udheheqjen e tij shqiptaret e Kosoves ndertuan strukturat e veta paralele te administrates, shendetesise dhe te arsimit, ndersa Rugova vete angazhohej per zgjidhje te ceshtjes se Kosoves me mjete paqesore dhe per njohjen nderkombetare te ceshtjes te Kosoves.


Pas shperthimit te luftes ne Kosove, Rugova qendron ne distance me Ushtrine Clirimtare te Kosoves (UCK) ndersa vazhdon te kerkoje zgjidhje paqesore te problemit. Gjate sulmeve ajrore te NATO-s kunder caqeve ushtarake serbe, Rugova fillimisht qendron ne Prishtine me familjen e vet, ndersa me vone detyrohet te paraqitet ne televizionin serb ne nje takim me Sllobodan Millosheviqin. Ne fillim te majit 1999 ai largohet per ne Itali prej nga kthehet ne korrik, pas perfundimit te luftes.


Ne zgjedhjet parlamentare te organizuara nga administrata e perkohshme e Kombeve te Bashkuara, partia e Rugoves fiton shumicen, ndersa ai vete zgjidhet kryetar i Kosoves me 4. mars 2002. Ne kete funksion ai vazhdon ta potencoje miqesine dhe politiken e bashkepunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga te cilat vazhdimisht kerkon pranimin formal te pavaresise se Kosoves. Ne vitin 2005 rizgjidhet kryetar.


Me 5 shtator 2005 Ibrahim Rugova njofton opinionin qe eshte i semure nga kanceri i mushkerive. Perderisa ai e dorezoi postin e kryetarit te LDK-se, funksionin e Presidentit te Kosoves ai e kryen deri ne diten e vdekjes me 21 janar 2006. Ibrahim Rugova kujtohet si simbol i luftes paqesore te shqiptareve per lirine dhe pavaresine e Kosoves.


Ibrahim Rugova ka lene pas gruan dhe tre femije.





Cmimet dhe titujt nderkombetare:





- 1995, Cmimi per paqe i Fondacionit Paul Litzer ne Danimarke.


- 1996, Doktor Nderi i Universitetit te Parisit VIII Sorbone, France.


- 1998, Cmimi Saharov i Parlamentit Evropian.


- 1999, Cmimi per paqe i qytetit Mynster (Münster)


- 2000, Cmimi per paqe i Unionit Demokratik te Katalonise, ne Barcelone, Spanje.


- 2003 Cmimin Senator Nderi i Evropes.


- 2004 Doktor Nderi i Universitetit te Tiranes.


- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali).