Juristi Genti Ibrahimi ka deklaruar se Kushtetuta eshte nje dokument qe nuk mund te ndryshoje ne cdo moment nga politikanet.

Sipas tij, Kushteuta eshte nje dokument qe eshte hartuar nga elita dhe kjo kategori duhet te shqyrtoje propozimet per ndryshim.

“Kushtetuta eshte nje dokument hiperteknik dhe mund te trajtohet nga qarqe elitare, ndersa per publikun duhet te jete me teper natyrale”, ka pohuar Ibrahimi.

Ai ka shtuar me tej se Kushtetuta eshte edhe nje proces politik, qe duhet te menaxhohet mire nga qeverite.

“Kushtetuta ka edhe nje faktor politik, qe merret me hartimin e saj. Ne menyre qe procesi politik te jete i pakontestueshem duhet qe te mos rreshkase nga duart. PD e konsumoi procesin ne vitet 90, ndersa PS ne 98-en. Per pasoje, sot kemi nje gryerje te shtetit”, ka shtuar Ibrahimi.